Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt nisi të përfolej për një rikthim me ish-in e tij, Jennifer Aniston. Sipas ‘In Touch’ yjet e Hollywood janë rikthyer bashkë. Sipas mediave dy aktorët e famshëm po shijojnë një udhëtim romantik së bashku. Flitet se Brad ndodhet në Itali me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Shiloh Jolie-Pitt. Aktori mesa duket dëshiron që 12-vjeçarja të qetësohet pasi është më e prekura nga të gjithë fëmijët e tjerë për shkak të betejës së divorcit të prindërve të saj.
Sipas mediave të tre, Aniston, Brad dhe Shiloh donin të merrnin pak pushim nga drama e jetës së tyre personale. “Jen sapo përfundoi xhirimet në Itali, kështu që Brad mori Shiloh dhe iku atje. Ata po qëndrojnë në Komo,”-tha një burim, duke shtuar: “Shiloh ka shpenzuar gjithnjë e më shumë kohë me Jen.” Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad në shtator 2016. Ndërsa Jennifer njoftoi ndarjen me bashkëshortin Justin Theroux pas martesës rreth 2 vjeçare.