Brad Pitt bën një tatuazh krah atij dedikuar Angelina Jolie! A janë rikthyer sërish bashkë?

Showbiz

Brad Pitt nuk është më një emër i panjohur për ne. Ai së fundmi ai u shfaq në “Once Upon a Time in… Hollywood”, ndërsa tani po përgatitet për premierën e “Ad Astra”.
Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ai ishte veshur me një T-Shirt dhe në momentin që përshëndeti fansat, të gjithë vunë re një ndryshim. Ai kishte shtuar një tatuazh të ri: siluetën e një burri dhe hijen e tij. Edhe pse ka shumë teori për kuptimin, njerëzit po aludojnë për vendndodhjen, pasi është krahë tatuazhit që ka njësoj me Jolie. Në 2014, ata si çift vendosin të gdhendin një shprehje të poetit Rumi: “Ekziston një fushë, përtej konceptit të së drejtës dhe gabimeve. Do të takoj aty.”


Disa mendojnë se tatuazhi i ri është një referencë e filmit të tij në 2008: “The Curious Case of Benjamin Button”. Të tjerë mendojnë se është një dedikim për veten e tij dhe vështirësive që ka kaluar nga divorci publik dhe beteja për kujdestarinë e fëmijëve. Ose është thjesht një burrë dhe një hije.