Gazetarja Bora Zemani foli për përvojën e saj gjatë 1 muaji e gjysmë karantinë. Ajo tregoi se gjëja e vetme e mirë në këtë situatë është që po kalojmë kohë me familjen, me njerëzit. Por sa e vështirë ishte t’i shpjegonte Arborit 5-vjeçar se duhet të qëndronte i mbyllur në shtëpi?
‘Në fakt ai shikonte emisionin tuaj dhe kur pa hartën me pika të kuqe tha: Mami është sëmurur toka? Dhe unë i shpjegova se për shkak të një sëmundjeje duhet të qëndrojmë në shtëpi. Tani edhe kur i kërkoj unë të dalim xhiro, ai thotë ‘Jo, do të rrimë në shtëpi’, dhe kjo nuk është gjë e mirë’, tha Bora. Ajo sqaroi se deri para një jave ishte shumë keq për shkak të problemeve të ankthit të lidhura me situatën në tërësi; sëmundjen, mbylljen në shtëpi, kujdesin për djalin, kujdesin për prindërit, etj.