Vitin e shkuar moderatorja Bora Zemani bëri një ndryshim të madh në pamjen e saj. Fillimisht duke ndryshuar gjatësinë e flokëve të saj.
Bora deri para 1 viti ka patur në televizion imazhin e një vajze brune me flokë të gjatë e të bukur. Vitin ë shkuar ajo u bë pjesë e “grupit” të vajzave që i prenë flokët në modelin bob dhe duhet ta pranojmë që Bora duket akoma më e bukur dhe tiparet e saj dalin akoma më shumë në pah.
Por ajo nuk u mjaftua me kaq pasi në fillim të këtij viti ndryshoi dhe ngjyrën e saj nga të zeza në kafe!
Dje ka pasuar dhe ndryshimi i radhës!
Nëse po mendonit që do të bëhej bionde e keni gabim!
Jo se nuk ka qenë asnjëherë por mesa duket Bora nuk do të heqi dorë për momentin nga të qenit brune!