Era Istrefi është bërë një ndër këngëtaret më të kërkuara shqiptare në tregun muzikor.
Hiti i këngëtares shqiptare ‘Bon Bon’ nuk po dëgjohet vetëm në trojet shqiptare dhe disa vende evropiane, por edhe në shtetin serb.
Radio nacionale serbe, “TDI Radio” ka filluar të promovojë këngën e Erës duke e transmetuar në kanalin e saj, transmeton Telegrafi.
Madje, kjo radio e postuar linkun e këngës së Erës në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ku përbri linkut ka shkruar “Çfarë hiti”.
Ndërkohë, dëgjuesve serb të kësaj radio nuk u ka pëlqyer edhe aq shumë ky hit sa ai i mëparshmi ‘Njo si ti’, të cilët këtë të fundit e kanë cilësuar si hit të vërtetë.
Kujtojmë se tashmë kënga “BonBon” gjendet në kanalin e Ultra Music Channel, i cili është pjesë e labelit Ultra Music, pjesë e Sony Music, me të cilin ka nënshkruar kontratë Era kohë më parë.
Vlen të theksohet se kënga ka arritur deri më tani rreth 30 milionë klikime në kanalin muzikor në YouTube. /Telegrafi/