Egreis Gjergjani është një biznesmene shqiptare e cila prej vitesh jeton në Amerikë, ku ka të vendosur jetën e saj personale dhe profesionale. Prej kohësh ajo drejton biznesin e saj: një markë veshjesh për fëmijë, ndërkohë që së fundmi ka krijuar edhe linjen e veshjeve për femra. Egreis, ka postuar disa video në profilin e saj në InstaStory ku ka rrëfyer se kur ishte adoleshente ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pasi shokët e tallnin për aromën e pakëndshme si pasojë e mospërdorimit të deordorantit. Ajo shprehet se kjo vjen si rezultat i kulturave të ndryshme ndërkohë që jep edhe disa këshilla për të tjerë adoleshentë që mund të gjenden para një rasti të tillë.
“Nëse takoni dikë në shkollë ose në universitet dhe vjen erë, duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk u mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe kjo nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14 apo 15 vjeçe. Kur erdha në këtë vend, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e mësova sepse talleshin me mua kur isha në gjimnaz. Dhe ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Kështu që nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të. Thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”- shprehet Egreis në videot e publikuara në Instagram.
Biznesmenia ka treguar edhe një episod kur ajo është vënë në lojë nga një shoqe e saj për këtë shkak. “Më kujtohet një vajzë me emrin Samantha në gjimnaz dhe ajo më thoshte shpesh të bëja qepalla me të. Por mendoj se e bënte këtë vetëm sepse kështu mund të ndjente erën e keqe. Unë ngrija dorën për të bërë qepalle dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me shokët e saj. Dhe nëse po e shikon këtë Samantha: Shko në djall”- thotë ajo në fund të videos.