Estela Ujka bashkë me partnerin e saj dhe tri vajzat kanë marrë vendimin e madh për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria. Ajo u bë nënë për herë të tretë vetëm pak muaj më parë, ajo e lindi vajzën e saj Brooklyn Damar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne menduam se kjo ishte thjesht e vetëm një zgjedhje e momentit për t’i dhënë të voglës nënshtetësinë amerikane.Më në fund, ajo ka shpjeguar motivet në një postim të sajin në blogun personal.
“Përshëndetje miq, duhet të jem e sinqertë me ju që në New York nuk jam për NYFW por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i rradhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu do flaşım për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e parë. Kjo është lagjia ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në anglisht”, shkruan Estela në postimin e saj.
Lexoni gjithashtu: Era Istrefi heq dorë nga rrjetet sociale, për këtë arsye!