Blero dhe Afrona Dika janë një nga çiftet për të cilët të gjithë presin me padurim t’i shikojnë teksa ecin drejt altarit. Siç e dijmë, Blero ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin, me të cilën ka edhe një vajzë. Duket se marrëdhënia midis tyre është mjaft miqësore, aq sa këngëtari kishte vendosur ta ftonte ish partneren e tij, në dasmën e tij me Afronën.Ndërkohë, edhe Teuta nuk ka pritur gjatë dhe i ka kthyer një përgjigje kësaj ftese.
“Nëse Afrona bën festë beqarie me mikeshat, shkoj me shumë dëshirë. Kam mendim shumë të mirë për Afronën, por prezenca ime në dasmë do të ishte pak e çuditshme. Kështu që do të flas me të dhe do e pyes nëse do bëjë një festë miqsh. Dasma është për miqtë dhe familjarët dhe besoj nuk do ishte gjë e këndshme për asnjë nëse do isha dhe unë, madje do ishte e çuditshme. E rëndësishme është që Tara, vajza jonë, do të jetë në dasmë dhe me siguri do të jetë shumë e lumtur e do kalojë shumë bukur pasi ajo ka një raport shumë të mirë me Afronën,” ka thënë Teuta.