Blero dhe Afrona shumë pranë dasmës: Kostumi i dhëndrit është gati!

Showbiz

Këngëtari i njohur nga Kosova, Blero  ka zbuluar se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë me partneren e tij në martesë. Ashtu siç ka treguar dhe vetë dyshja, përgatitjet për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre kanë filluar. Ka qenë Blero ai i cili ka publikuar kostumin që do të veshë për ceremoninë e martesës, me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Duke u bërë gati zemër @afronadika. Faleminderit vëllai im @valdrinsahiti”,- ka shkruar këngëtari në foton e publikuar, ku nuk ka munguar dhe reagimi i partneres së tij, që siç duket nuk mund të presë më gjatë për këtë moment në jetën e tyre.Blero ka zbuluar dhe se për pamjen e tij atë ditë do të kujdeset stilisti i njohur, Valdrin Sahiti. Nuk dihet ende nëse ky do të jetë kostumi i vetëm që Blero do të veshë, por kjo mbetet për t’u zbuluar në muajt në vazhdim.Kujtojmë se Blero ka qenë më parë i martuar me Teutën, me të cilën ka dhe një vajzë. Deri më tani ish-partnerja e Muharemit ka treguar se gëzon një raport shumë të mirë me këngëtarin, ndërsa Blero ka pohuar se do ta ftojë dhe në dasmë.