Blero dhe Afrona më në fund nisin përgatitjet e dasmës!

Showbiz

blero
Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Afron Dika, shumë shpejt do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre. Pak muaj më parë u zbulua se çifti kanë vendosur të martohen në 21 shtator 2019-të në një nga hotelet më luksoze tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Pavarësisht se duhen ende edhe disa muaj deri në ditën e ceremonisë, çifti i njohur kanë nisur nga përgatitjet. Në një intervistë Blero ka zbuluar se është Afrona ajo që po kujdeset për çdo detaj, pasi këngëtari është duke u marrë me disa projekte muzikore.

Screenshot 41 1

Blero shtoi se dasma do të jetë private dhe do të përpiqet që ta mbajë sa më larg mediave. “Fatmirësisht në këtë aspek merret më shumë Afrona, pasi ajo ka më shumë kohë të lirë. Të ftuar do të jenë miq, kolegë dhe miq të medias, por nuk do të kemi asnjë media që do të transmetojë dasmën. Disa miq do i selektojmë në mënyrë që të fshehim disa nga pamjet e dasmës”,- shprehet këngëtari.