Blero dhe Afrona, hedhin poshtë thashethemet e ndarjes!

Showbiz

blero afrona
Javët e fundit, Blero dhe partnerja e tij, Afrona Dika kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të lajmit të ndarjes së tyre. Megjithatë pavarësisht luhatjeve në marrëdhënie, dashuria e tyre është më e fortë dhe prandaj ata nuk mund të qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

blero

Këtë gjë mund ta tregojnë më së miri edhe fotografitë nga pushimet që ata po kalojnë së bashku. Lidhja e tyre jo vetëm që po ecën shumë mirë, por Afrona vazhdon të ketë një marrëdhënie të mrekullueshme me vajzën e Bleros, Tarën. Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ disa video dhe fotografi nga pushimet në Gjermani me vajzat më të rëndësishme të jetës së tij.

blero2

Në këto pushime përveç Tarës, çiftin po e shoqëron edhe vëllai i Afronës. Të katërt duket se po i shijojnë pafund këto ditë pranë njëri-tjetrit dhe madje mund të themi se Blero dhe Afrona janë më të lumtur se kurrë më parë.

blero3