Blero dhe Afrona kanë treguar se dashuria e tyre qëndron mbi gjithçka dhe mund t’i bëjë ballë çdo gjëje. Kohët e fundit duket se marrëdhënia e tyre është forcuar akoma dhe më shumë dhe të dy ndihen të lumtur pranë njëri-tjetrit. Madje duket se ata kanë në plan që shumë shpejt të martohen.
Dikush nga fansat nëpërmjet ‘Instagram’-it i ka drejtuar Afronës një pyetje të drejtpërdrejtë: “Kur do të martoheni”. “2019”, – ka shkruar Afrona duke treguar se vitin tjetër ata do të ndërrojnë përfundimisht status.
Bleros dhe Afronës u është dashur edhe të jetojnë në distancë të largët nga njëri-tjetri, prandaj bukuroshja është pyetur se si mund të ekzistojë një lidhje e tillë. “Në çift që duhet kaq shumë gjithmonë i mbijeton distancës”, – ka shkruar ajo.