Bleona zgjedh skuadër shqiptare dhe shkëlqen në ceremoninë e Oscars…

Showbiz

bleona
Mbrëmë ishte një natë shumë e rëndësishme për shumë emra të botës së artit dhe kinematografisë. Në mbajtjen e ceremonisë së çmimeve Oscars morën pjesë dhe artistë shqiptarë, disa fizikisht siç ishte dhe bukuroshja Bleona Qerreti dhe disa me prodhimet e tyre.

bleona
Duhet theksuar se bukuroshja ka shkëlqyer në këtë ceremoni. Ajo kishte zgjedhur një skuadër tërësisht shqiptare duke filluar që me grimieren Lili Ismaili, fotograf Eugenio Qose dhe ai që tërhoqi të gjithë vëmendjen ishte fustani i Bleonës i cili ishte realizuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.
Bleona ka publikuar pamje nga ceremonia dhe duket thjeshtë rrëzëllitëse.