Bleona Qereti publikon dëftesat e shkollës! Shikoni në cilat lëndë ka qenë një ekselente e vërtetë…

Showbiz

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, njihet për çiltërsinë e saj dhe origjinalitetin si në daljet televizive edhe në rrjetet sociale. Jo pak herë janë rastet kur ajo ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga e kaluara, të cilat e kthejnë në kujtimet e fëmijërisë.
Dje, ajo ka vendosur që të ndajë me fansat dëftesat e shkollës fillore, ku pasqyrohen edhe arritjet e saj nëpër secilën lëndë përkatëse. Nga notat e marra, ku të gjitha janë të larta nga 8-10, shohim se Bleona ka qenë një nxënëse vërtet e shkëlqyer, në shkollën fillore të cilën e kreu në Korçë. Dhe për më tepër jo e shkëlqyer në 1 apo 2 lëndë, por tek të gjitha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bleona (@bleona) on


“Notat e mia në shkollë. PS: Unë nuk kisha zgjidhje tjetër, që të isha e mirë sepse mamaja ime do të më vriste, nëse do t’i sillja një B në shtëpi”, ka shkruar Bleona në Instagram.