Bleona publikon klipin e ri, mbulohet vetëm me një trëndafil

Showbiz

bleonaqeretssa.jpg

“Su di noi” titullohet kënga më e re e Bleonës që ka vetëm 23 orë që është publikuar. Një këngë në gjuhën italiane dhe muzikë me të cilën Bleona deklaron se është rritur.
‘Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këtë këngë. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin.
Ndërsa kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim.
Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë.
Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë’, ka shkruar Bleona në Instagram ndërsa ka shpërndarë dhe pjesë nga klipi.

bletrendafilona.png

Në klipin e këngës Bleona shfaqet shumë pak e veshur, madje në disa pjesë mbulon pjesët intime vetëm me trëndafil. Videoja është xhiruar në plazhin e mrekullueshëm, El Matador Beach, në Malibu.