Bleona Qereti e ka treguar prej vitesh se ka njohje personale me presidentin aktual të SHBA-ve. Ajo ka postuar disa herë foto me të apo urime që kanë shkëmbyer. Duke qenë se prej vitesh jeton në Amerikë, Bleona ka arritur të krijojë disa kontakte shumë të vlefshme mund të themi.
Ndërkohë që kësaj liste, i shtohet tashmë edhe avokati i Donald Trump. Madje ajo ka një marrëdhënie aq të afërt, sa e cilëson atë, si ”familje”. Bleona ka postuar një foto me të, duke e shoqëruar me shkrimin: ” Nëse do të fillosh një luftë, duhet të zgjedhësh armën e duhur! Thjesht po them….Familje!”