E nxehtë kjo verë për Bleonën, që më shumë se një herë ka treguar se di ta shijojë jetën në të gjitha dimensionet, e zhveshur apo e zhveshur pak rëndësi ka. Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, këngëtarja e njohur shqiptare u ka dërguar një mesazh të rëndësishëm të gjithë paparazzëve, por edhe të gjitha vajzave duke vënë thkesin tek priviliegji i të qenit e lirë. Në fotografinë e mëposhtme që të ngacmon imagjinatën, ajo shkruan: “Liri! Sa vajza mund ta gërmëzojnë këtë fjalë? Unë kam punuar shumë në jetë për të qenë e lirë dhe e pavaruar nga askush dhe asgjë. Kam paguar një çmim të lartë për këtë. Jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Kështu nëse ju mendoni se mund të më fshini guximin për të qenë e lirë që të marr një ngjyrë të bukur në plazh atëherë e keni shumë gabim. Ky është trupi im i vërtetë. Mjaft shitët dhe përpunuat fotot e mia.”
Dhe për gjithë kureshtarët, Bleona ka sqaruar se kush i realizon këto foto provokuese. PS: Ju lutem kurseni pyetjet e tipit “kush ta bëri foton” se nuk jam me gomone…. kam një staff që kujdeset për mua në barkë dhe me gjithë dëshirën e madhe, akoma nuk kam licencë për varka.”