Blake Lively i kthen përgjigjen epike kritikëve të saj…

Showbiz

blake lively
Aktorja e njohur është gjithmonë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për rolet e saj, por edhe për stilin e veçantë që ajo ka. 31 vjeçarja komentohet thuajse gjithmonë, si një nga aktoret e veshura më mirë. Por, nëse mendoni se pas veshjeve të saj ndodhet një skuadër e tërë me stilistë dhe asistentë, gaboheni rëndë. Blake kujdeset vetë për stilin e saj dhe nuk ka punësuar kurrë asnjë stilist për të kuruar imazhin e saj.

blake

Së fundmi, një komentues i ka kritikuar stilin duke shkruajtur: “E them këtë me shumë dashuri dhe respekt për ty, të lutem punëso një stilist ose pusho nga puna stilistin me të cilin po bashkëpunon.” Duket se Blake është indinjuar paksa nga komenti dhe ka gjetur kohën për t’i kthyer atij përgjigje: “Faleminderit për këshillën zotëri. Jam përpjekur shpesh ta pushoj nga puna atë Blak Lively-n, ama ajo ***** vazhdon të rikthehet. Nuk dëshiron të më lerë të qetë,” ka thënë aktorja.

blake twiit