Tashmë dihet se në famijen Kardashian çdo gjë është biznes dhe para të fituara nga imazhi i vajzave të kësaj familjeje. Njëra prej tyre është edhe Kourtney Kardashian, e cila është cilësuar se ka trupin më të bukur midis të gjitha motrave. Duket se Kourtney nuk e ka lënë t’i iki një shans i tillë, për ta kthyer edhe këtë gjë në biznes.\
Tashmë të gjithë ata që lundrojnë në internet kanë mundësi të gjejnë planin e saj stërvitor në palestër, por asgjë nuk është falas. Në qoftë se kërkoni në llogarinë e saj nuk ka asnjë informacion të aksesueshëm, pasi për këtë duhet të paguhen 2.99$ vetëm për të hyrë në faqen e saj.