Birkan Sokullu rrëfen për dashurinë e jetës së tij…

Showbiz

Birkan Sokullu ka folur për të dashurën e tij, Eda Gyrkaynak, së cilës i ka falur zemrën prej dy vitesh.  Aktori rrëfeu se Edën e ka takuar vite më parë në Greqi, por nuk e dinte se do të ishte pikërisht ajo që do t’i rrëmbente zemrën. Brikan ka treguar se si janë njohur në Stamboll dhe si njohja e tyre krijoi menjëherë shkëndija dhe u transformua në një romancë, krejt natyrshëm. ‘Eda është dikush që i shton energjinë dhe gëzimin çdo ambienti që hyn. Më pëlqejnë të gjitha tiparet e saj unike.’ ishin fjalët e aktorit për të dashurën e zemrës. Këto fjalë të ëmbla e të sinqerta të aktorit do ti ëndërronte çdo fanse e tij, por është fatlumja Eda Gyrkaynak, ajo që e ka bërë për vete aktorin duke i sjell atij lumturi dhe dashuri në jetën e tij prej dy vitesh, duke krijuar kontraste të plota me ato të jetës së Han, protagonistit të “Masumlar Apsartmani’ serialit që ju e ndiqni çdo mbrëmje, në dy kanale Jolly HD dhe 3Plus.