Birkan Sokullu pranë martesës / Flitet se aktori po përgatit një propozim madhështor

Showbiz

Ndryshe nga jeta e kompikuar e dashurisë për Hanin, personazhin kryesor në serialin më të ndjekur të momentit,”Apartamenti i Pafajësisë”, jeta reale e aktorit, duket se po shkon mjaft mirë. Po flitet se përgatitjet për dasmën e Sokullu tashmë kanë filluar!

Aktori i famshëm dhe Eda Gyrkaynak jetojnë dashurinë e tyre prej prej rreth 3 vitesh larg skandaleve që krijojnë zhurmë mediatike. Pretendohet se çifti i të dashuruarve do të martohen në Paris dhe se dyshja kanë filluar të thurrin planet e para për dasmën e tyre, e cila flitet se do të bëhet vitin e ardhshëm dhe se do të jetë një ceremoni madhështore ku në radhët e të ftuarve familjar dhe rrethit shoqëror, do të ketë edhe të ftuar special nga fusha të ndryshme të artit. Në një intervistë, të mëhershme Birkan ishte treguar se e kishte takuar Edën në Greqi, ishumë kohë para se lidhja e tyre e dahurisë të merrte jetë dhe e kishte kuptuar menjëherë se ajo ishte ‘fati i tij’. Qarkullojnë zëra se aktori planifikon ta bëjë propozimin muajin e ardhshëm në një ceremoni speciale të organizuar mes tij dhe miqve të tyre të afërt, por deri tani, ai nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me thashethemet që qarkullojnë për dasmën e tyre.