Birkan Sokullu për lidhjen e tij në distancë: “Na është dashur të mësohemi”

Showbiz

Birkan Sokullu, aktori kryesor i serialit të cilësuar fenomen i vitit, “Apartamenti i Pafajësisë”, aktualisht i transmetuar për publikun e Tring në dy kanale, Jolly HD dhe 3 Plus, është vendosur në objektivin e kamerave ditët e fundit, teksa shijonte shëtitjen me të dashurën e tij Eda Gyrkaynak, larg zhumës dhe impenjimeve.

Sokullu, bëri një deklaratë lidhur me distancën mes tyre, kur ishin të detyruar, kryesisht për shkak të xhirimeve të aktorit. “Kemi jetuar në qytete të ndryshme, në periudha të caktuara të kohore. Jemi mësuar tashmë, por kur kthehemi te njëri-tjetri, ndiejmë një energji pozitive që s’mund ta gjejmë askund tjetër”, ka thënë ai.

Aktori 36-vjeçar, pyetjes nëse planifikonte një pushim të shkurtër së afërmi, iu përgjigj se ishte pikërisht ajo çka kishte nevoj pasi ndihej i lodhur nga puna me orare të zgjatura, pavarësisht kënaqësisë së pazëvëndësueshme që merrte prej saj.