Aktorja e njohur është parë ditën e djeshme në një qendër tregtare. Kjo mund të duket një situatë fare normale dhe një nga rastet ku personazhet e njohur fotografohen më shpesh nga paparacët, por për Birce nuk ishte aspak e tillë.
Teksa ka kaluar pranë tyre, Birce praktikisht u është lutur që të mos e fotografojnë. “Kam orë të tëra këtu duke kërkuar për diçka. Erdha me një qëllim dhe nuk e gjeta do atë çka kërkoja. Kam ardhur për punë dhe jam mëse e tensionuar tani që nuk arrita ta përfundoj punën time, kështu që iu lutem nuk dua asnjë fotografi,” ka thënë ajo.