Birce Akalay për dhunën:  “Nuk e justifikoj kurrsesi”

Showbiz

Birce Akalay, një nga aktoret më të dashura të serialeve, në daljen e saj të fundit publike, ka shprehur ndjeshmërine dhe mendimin në lidhje me një temë shumë delikate, një plagë sociale të pakohë. Ajo zbuloi se kur i ofrohej një projekt, gjëja e parë që gjykonte me imtësi ishte skenari. Nëse në të gjendeshin skena që përfshinin dhunë, ajo kthente shpejtë një përgjigje negative. Aktorja 37-vjeçare u shpreh se ekziston mjaft dhunë në jetën e përditshme kudo në botë dhe përcolli mesazhin se pikërisht për këtë arsye, televizioni duhet të jetë një mjet informimi, edukimi, por edhe argëtimi. Nëse e inkurajon, e justifikon apo nuk e kritikon dhunën, kjo do të thotë se e lejon atë! Unë nuk do të doja të isha pjesë e diçkaje të tillë, madje as në rol.” Ishin këto fjalët e Akalay e cila duket se as për shkak të profesionit të saj, nuk e legjitimon dhunën .