Aktorja e njohur ka ndarë me fansat një nga momentet më të vështira të jetës së saj;. Birce është rikthyer pas në kohë,për të kujtuar e për t’u dhënë një mesazh të gjithëve rreth depresionit. Kur ishte vetëm 16 vjeç, aktorja ka kaluar në një fazë mjaft të vështirë. Kjo periudhë përkonte edhe me zhivillimin e karrierës së saj si balerinë. Teksa ka postuar foton e një fustani balerine, Birce ka shkruajtur:
“Sot, po shikoj thellë në rrënjët e jetës time. Mbaj mend, kur kam qenë 16 vjeç, kam kaluar periudhën më të errët. Depresioni sa vinte e shtohej dhe më dukej sikur sa herë dilja në skenë, duhej t’i shpjegoja njerëzve përse ndieja kaq shumë dhimbje. Mendoj se ka qenë periudha më e keqe e jetës time. Por jeta më ka dhuruar shumë gjëra të bukur, të cilat tani i shikoj më qartë. Vlerësoj çdo gjë që baleti më ka dhënë, por edhe më ka marrë. Së bashku me të, mësova të vlerësoj më tepër edhe jetën time.”