Birce Akalay dhe Can Tunali i dhanë fund pak kohë më parë marrëdhënies së tyre. Lajmi sigurisht qarkulloi kudo dhe të gjithë pyesnin se cila mund të ishte arsyeja e ndarjes së këtij çifti. Megjithatë, të dy kanë qendruar të heshtur dhe kanë preferuar të mos ndajnë më tepër detaje rreth jetës së tyre private. Së fundmi, duket se ish-partnerët, kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Kjo nuk do të thotë që do të ribashkohen, por minimalisht gëzojnë respekt reciprok dhe e konsiderojnë njëri-tjetrin si miq. Ata janë parë teksa janë shkëmbyer dhe përshëndetur në një restorant, ku të pranishmit e përshkruan sjelljen e tyre si mjaft dashamirëse kundrejt njëri-tjetrit. Kështu që, mos prisni të dëgjoni deklarata negative të tyre për njëri-tjetrin, të paktën jo këtë periudhë.