Billie Eilish donte të bëhej modele

Showbiz

Billie Eilish, në intervistën e saj të fundit për Vogue, foli për thuajse çdo gjë.

Një pjesë të mirë të intervistës e zuri rrëfimi i saj në lidhje me trupin dhe dëshirën për t’u bërë modele. Këngëtarja, tregon se ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë derisa arriti ta dojë dhe ta pranojë trupin dhe zhvillimin e saj.

“E urreja trupin tim. Do të kisha bërë gjithçka për të qenë në një trup tjetër. Doja kaq shumë të bëhesha modele, por isha e mbushur dhe e shkurtër. U zhvillova fare herët. Kisha gjoks të madh kur isha 9 vjeç dhe periodat më erdhën kur isha 11. Trupi im po ecte më shpejt sesa truri. Eshtë interesante sepse kur je e vogël as nuk mendon për trupin tënd. Pastaj, për një çast sheh veten dhe thua: Uaa, si t’ja bëj të mos jem kështu?”