Billie Eilish do të këndojë kolonën zanore të “James Bond”

Showbiz

Do të jetë Billie Eilish, këngëtarja 18 vjeçare e cila do të performojë në filmin më të ri të Agjentit 007, “No Time to Die” që do të ketë premierën në 2 prill në sallat e kinemave.

Ajo do të jetë kengëtarja më e re që ka shkruar dhe kënduar kolonën zanore të filmave të James Bond.

“Është e pabesueshme që jam pjesë e këtij projekti, është një nder i madh të marr pjesë në një film kaq legjendar.
Të këndoja në këtë film e kam ëndërruar gjithë jetën,jam me shumë fat.”

Në fillim ishte menduar se do të ishte Beyonce ajo që do të performonte, por producentët kanë zgjedhur këngëtaren e re.