Bill Gates, 67 vjeç, duket se e ka gjetur sërish dashurinë! Miliarderi i Microsoft, është fotografuar së fundmi në shoqërinë e 60-vjeçares Paula Hurd, e cila pretendohet se është ajo që i ka rrëmbyer zemrën Gates. Hurd është e veja e ish-bashkëdrejtorit dhe presidentit të kompanisë ‘Oracle’, Mark Hurd, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare në vitin 2019 pas një beteje me kancerin. Ndërkohë, ditët e fundit flitet se një mik i Bill dhe Paula ka cituar për mediat prestigjoze ndërkombëtare, se ata janë të pandashëm gjatë gjithë kohës.
Gates dhe Hurd janë shoqëruar së bashku prej më shumë se një vit dhe ajo është përshkruar gjithmonë si një ‘grua misterioze’, por nuk duket se kjo nuk është mister për rrethin e tyre të ngushtë. Dikur vetë një drejtuese e teknologjisë e sot një planifikuese dhe organizatore ngjarjesh dhe filantropiste, Paula Hurd dhe bashkëshorti i saj i ndjerë, e kaluan pjesën më të madhe të karrierës në kompaninë e teknologjisë NCR e më vonë ‘Hewlett-Packard’, përpara se të bashkohej me ‘Oracle’ në vitin 2010, zotëronte një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh (465 milionë euro).
Gates dhe Hurd shfrytëzuan mundësinë për të bërë një shëtitje romantike nëpër qytet ndërsa ndaluan për të admiruar pamjet panoramike të portit dhe për të parë teatrin e famshëm të Operës.
Flitet se ka të ngjarë që çifti të jetë njohur përmes dashurisë së tyre të përbashkët për tenisin. Para takimit të tyre në Australian Open në janar, ata ishin parë për herë të fundit duke parë Laver Cup 2022 së bashku në “The O2 Arena” në Londër, në shtator. Adhuruesit e zjarrtë të sportit u fotografuan gjithashtu në BNP Paribas Open në Kaliforni tetorin e vitit të kaluar, megjithatë, në atë kohë, ishin ulur disa rreshta larg njëri-tjetrit.
Kujtojmë se marrëveshja e divorcit të Bill dhe Melinda Gates është e dyta më e shtrenjta në Amerikë, pas ndarjes së Jeff Bezos me ish-bashkëshorten MacKenzie Bezos prej 38.3 miliardë dollarësh (35.6 milionë euro).