Këngëtarja nga Shkupi ka pësuar një ndryshim drastik periudhën e fundit. Ajo është dobësuar dhe mund të themi se është gati sa gjysma e Big Mamës që ishim mësuar dikur. Ndërhyrjet e saj si dhe rrugëtimin që ka ndjekur për të arritur linjat që tashmë ka, këngëtarja i ka ndarë dhe pranuar përpara të gjithëve.
Së fundmi, ajo i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje. Por, këtë herë nuk bëhet fjalë për kirurgji plastike. Ajo ka operuar sytë, për të hequr kështu syzet optike. Këtë gjë e ka bërë publike, duke falenderuar edhe mjekët për kujdesin e treguar.