Vesa Luma dhe Big Basta nuk kanë nguruar asnjëherë që të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në publik. Ditën e sotme Vesa feston 32-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonte një urim special nga Big Basta.
“Të uroj çdo të mirë të kësaj bote dhe gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime, shoqja ime më e mirë dhe gjysma ime! Të dua me shpirt dhe jam shumë krenar me ty çdo ditë e më shumë kur të shikoj çfarë nëne dhe çfarë gruaje je! Happy birthday jeta lalit! Edhe 1000 vite të tjera! Faleminderit dhe për djalin që ma ke bërë fiks siç e donim ne! Nga unë dhe Lian gëzuar!”, – ka shkruar Big Basta bashkangjitur disa fotografive të Vesës.