Big Basta dhe Vesa Luma sërisht larg njëri-tjetrit

Showbiz

Big Basta dhe Vesa Luma prej disa kohësh qëndrojnë larg njëri-tjetrit, por përpara pak javësh ata u bashkuan sërish. Big Basta është kthyer në Shqipëri dhe ata i shijuan shumë ditët e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Këngëtarët udhëtuan në disa nga vendet më të bukura. Megjithatë duket se ditëve të qëndrimit me njëri-tjetrin ju ka ardhur fundi dhe familja është ndarë sërish. Vesa ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet duke shtrënguar dorën e partnerit të saj. Bashkangjitur fotos ajo ka shkruar: “Do të shihemi së shpejti bebe im”.