Beyonce shkëput partneritetin me Adidas/ Zbulohet Arsyeja

Showbiz

Pasi u bashkua me Adidas në vitin 2018 për të lançuar markën e saj ‘Ivy Park’, mësohet se ditët e fundit Beyonce është ndarë nga gjiganti i veshjeve sportive, me vendimin e të dyja palëve. Pas lançiimit të ‘Ivy Park’, ‘Adidas’ e quajti bashkëpunimin me Beyoncen “partneriten e jetës”, megjithatë përmbajtja promovuese e koleksionit ‘Ivy Park’ duket se nuk i përmbushi pritshmëritë e ‘Adidas’.

Fillimisht marka e njohur e veshjeve sportive, i premtoi yllit të muzikës pop- r and b ‘tarifa vjetore të garantuara’. Kompania shpresonte që ‘Ivy Park’ të performonte në mënyrë të ngjashme me markën e Kanye West,’ Yeezy’, por u siguruan më pak shitje nga ç’ishte parashikuar. Në fund të vitit 2022, koleksioni i veshjeve ‘Ivy Park’ parashikohej të arrinte 40 milionë dollarë shitje, nga 93 milionë dollarë që ishin arritur një vit më parë…

Pavarësisht përfundimit të partneritetit me Adidas, Beyonce nuk ka kohë për të humbur, ajo duhet të mendojë rreth turneut të saj të ardhshëm botëror të “Renaissance’ i cili pritet të nisë në maj. Ky mega-turne është parashikuar të fillojë në Stokholm dhe të vijoj më pas në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut.