Vendimi që ka marrë Beyonce mbi ekipin e saj ishte i papritur. Ajo ka pushuar 20 kërcimtare pa dhënë asnjë arsye të qartë. Beyonce numëron rreth 100 kërcimtarë në ekipin e saj. Megjithatë, balerinat e pushuara nuk kanë mbetur pa punë. Pjesa më e madhe e tyre do të performojë në shfaqjen e së dielës së Cardi B. Edhe pse reperja amerikane kishte rreth 16 balerina rezervë është treguar e gatshme për të shtuar ekipin e saj. Mendohet se ajo do të punësoje 4 deri në 5 nga ish kërcimtaret e Beyonces.