Këngëtarja e mirënjohur në të gjithë botën, Beyonce është paditur me 20 milionë pasi ka përdorur zërin e një reperi të vdekur nga New Orleans në këngën e saj “Formation”.
Kompania e cila menaxhonte rreperin i njohur me emrin skenik Messy Mya ka dorëzuar padinë kundër këngëtares, nën akuzën e përdorimit të zërit pa patur leje për këtë.
Messy Mya, emri i vërtetë i të cilit ishte Anthony Barre, u qëllua për vdekje në vitin 2010. Ai ishte shumë i njohur në YouTube.