Beyonce ngeci në trafikun e Los Angeles, mungoi në pranimin e çmimit të parë në ‘Grammy Award’

Showbiz

Ngjarja e cila sivjet u zhvillua ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles, nderoi me çmime arritjet më të mëdha të vitit në fushën e muzikës. Ndër artistët më të shpërblyer të mbrëmjes ishte diva e muzikës botërore, Beyonce, e cila theu rekordin si artistja me më së shumti çmime ‘Grammy’ të fituara në histori. Beyonce humbi fitoren e saj të parë të natës në “Grammy 2023”, për një arsye jo të panjohur edhe nga përditshmëria. Ajo ishte e bllokuar në trafik jashtë arenës.

Pasi këngëtarja e hitit “Break my soul” fitoi çmimin për këngën më të mirë “R&B”, ishte TERIUS NASH dhe NILE RODGERS të cilët nxituan në skenë për ta marrë çmimin në emër të saj. Nash, i njohur si The-Dream, falënderoi shkurtimisht turmën në një fjalim të censuruar, Trevor Noah më pas ndërhyri për të dhënë një shpjegim. “Në të vërtetë, Beyonce është në rrugë duke ardhur këtu. E mira e organizimit të Grammy-ve në Los Angeles është se të gjithë mund të jenë këtu, e keqja e organizimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy në LA, është trafiku”, shpjegoi Noah, pavarësisht se kishte kaluar gjysmë ore në shfaqja. Pasi përfundoi ceremonia e ndarjes së çmimeve, u vu re se Beyonce kishte thyer të gjitha rekordet.

Gjithashtu, e nominuar në këtë event është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Ajo luftoi për të marrë çmimin ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’, për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm, “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan, por u la pas nga Beyonce, e cila e fitoi këtë çmim me këngën “Break my soul”.