Beyonce më në fund ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram një foto me dy binjakët e vegjël. Kjo foto e mbushur plot me ngjyra dhe lule është shkrepur në shtëpinë e vet këngëtares në Malibu.
“Sir Carter dhe Rumi 1 muaj sot” – ishte përshkrimi në foton e publikuar në instagram. Edhe Kim Kardashian ka dhënë pëlqimin e saj në këtë foto.
“Do donim të ndanim me ju lumturinë dhe dashurinë tonë. Jemi bekuar dy herë tashmë” – ishin fjalët që Beyonce tha kur njoftoi lajmin e madh se ajo dhe bashkëshorti i saj Jay Z do të bëheshin prindër.