Beyonce hidhet në gjyq nga ish punonjësja, për arsyen më absurde!

Showbiz

bey gjyqq
Kemi dëgjuar gjëra nga më të çuditshmet për Beyonce. Që nga Iluminati, ku prej vitesh tashmë këngëtarja dhe suksesi i saj asociohen gjithmonë me organizatën e fshehtë e së fundmi Magjia e zezë. Kjo e fundit duket se e ka çuar Queen B në gjyq. Bateristja, Kimberly Thompson e cila ka punuar me këngëtaren prej 7 vitesh e ka hedhur atë në gjyq, duke e akuzuar se ka bërë një fushatë kundër saj, përfshirë edhe praktikimin e magjisë së zezë.

kimberly

Thompson tregon gjithashtu se ylli i muzikës pop vrau kotelen e saj. Bateristja ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Beyonce, pasi dyshonte se këngëtarja përgjonte telefonin e saj dhe i kontrollonte financat, shkruan “The Blast”. Gjyqtari ka hedhur poshtë kërkesën për një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, ndërsa Beyonce nuk ka reaguar mbi pretendimet e ish-të punësuarës së saj.