Beyonce e ‘fiksuar’ me vendet e ndaluara…

Showbiz

lopuvre
Muajin e kaluar, Beyonce dhe Jay Z na habitën të gjithëve kur publikuan albumin e tyre, “Everything is Love” bashkë me videoklipin e “Apeshit”, i cili ishte xhiruar brenda muzeut të famshëm, atij të Luvrit. Video pati mjaft impakt pasi filmimet krah veprave më të çmuara paralelizoheshin me vepra të tjera të kulturës afro-amerikane. Duket se Beyonce nuk do të mjaftohet me muzeun e Luvrit, por tashmë i ka vënë syrin një tjetër vendi “të ndaluar”. Bëhet fjalë për Koloseun antik të Romës.

colosseo

Sipas mediave italiane, artistja e njohur ka kërkuar të xhirojë brenda Koloseut, por kërkesa e parë është refuzuar për shkak të programimit të kohës nga ana e kompanisë së Beyonces. Por “Parkëood Entertainment”, kompania e drejtuar nga Bey është e vendosur për të marrë konfirmimin e Ministrisë së Kulturës italiane.
Zëdhënësi i Koloseut është shprehur se objekti është mjaft i komplikuar dhe duhet të llogariten të gjitha përmasat, objektet, mjetet teknike që do të përdoren dhe gjithashtu, edhe impakti që do të ketë projekti. Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës është shprehur se, duke qenë se synimi i artistes është të reklamojë pasuritë kulturore dhe artistike të globit, do të ketë një rishqyrtim të kërkesës nga Beyonce.