Që prej viti 2015 Beyonce është kthyer në vegane, që do të thotë se ajo nuk konsumon produkte shtazore dhe nënprodukte që vijnë nga kafshët (bulmeti). Dhe me të drejtë mund të thoni se ç’lidhje ka kjo me biletat e koncerteve të Beyonce?!
Epo ja që ylli I pop-it ka nxjerrë një lajmërim në instagramin e saj se nëse doni të fitoni bileta falas për të gjitha koncertet e saj dhe Jay Z do t’ju duhet të plotësoni një kusht; të ktheheni në veganë. Përmes një projekti të quajtur “The Greenprint”, që tregon se si të hash një vakt që përmban vetëm perime do të mund të ndryshojë mjedisin, por jo vetëm, do të mund edhe të fitoni bileta falas për të parë nga afër divën Beyonce.