Beyonce dhe Jay Z, gati për një dasmë të dytë e përrallore

Showbiz

ddioky.jpg

Teksa është në përfundim të edicionit amerikan të turneut “The Formation World Tour”, Beyonce po bën edhe plane të tjera, që kanë të bëjnë me jetën e saj personale. Dhe plani më i fundit është ai i rinovimit të martesës së saj me Jay Z-n me një dasmë madhështore.
Kjo është bërë e ditur nga burimet pranë çiftit më të përfolur të momentit në Hollywood, të cilët janë shprehur për revistën InTouch se Bey dëshiron një start të ri në martesën e saj me reperin.
Ata, madje, kanë bërë të ditur edhe disa detaje mbi dasmën e tyre, e cila do të mbahet në një ishull të Bahamas, të quajtur Little White Cay, në 4 Shtator, datë kjo, që përkon me ditëlindjen e 34 vjeçares.

Jeni të sigurt që doni t’i dini detajet?Knowles dhe Carter kanë në plan të shpenzojnë mbi 20 milion $ për këtë dasmë: një fustan 1 milion dollarësh, i qendisur me diamantë 10 karatësh, shishe shampanjë me vlerë 12.000$ shishja dhe resort mbi 20.000$ nata.

Burimet kanë thënë gjithashtu se të ftuarit janë lajmëruar për eventin dhe datën e mbajtjes e tani po përgatiten ftesat. (Beyonce mos harro ftesën tonë!)

Këto “raportime” mbështeten edhe nga fakti që java e parë e Shtatorit të këtij viti është pushim për turneun e Queen B. Dhe tani, na mbetet vetëm të presim..