Beyonce dhe Blue Ivy në NBA – ja veshjet e tyre miliona dollarëshe

Showbiz

bbivy

Familja Knowles-Carter është fotografuar gjatë ndjeshjes së basketbollit së NBA në New Orleans. E ulur mes prindërve të saj, Beyonce dhe Jay Z, vogëlushja Blue Ivy ishte ajo që binte më shumë në sy. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në stadium.

Megjithëse një portret kaq i bukur familjar, ajo që u përfol më shumë në mediat e huaja ishte veshja e Beyonce dhe vajzës së saj 5 vjeçare. Vogëlushja kishte veshur një fustan Gucci i cili kushtonte 1.790 dollarë ndërsa Beyonce një kimono prej 21.945 dollarë.

Padyshim që Beyonce, e cila është në pritje të dy binjakëve të saj dhe e vogla e saj Blue Ivy dukeshin të mrekullueshme!