Beyonce braktis ‘Emmy Awards’, zhgënjen fansat [FOTO]

Showbiz

qqqqqf

Beyonce duket se është zhgënjyer nga ndarja e çmimeve Emmy.
Ky kompeticion e ka lënë këngëtaren me duar bosh edhe pse ishte e nominuar për 4 çmime; ai i produksionit, editimit, drejtimit dhe zhanerit. Gjithashtu flitej se këngëtarja dhe ideuesja e albumit ‘Lemonade, do të bënte edhe një performancë surprizë , por Quenn B ka vendosur ta braktisë eventin. Të parët që u zhgënjyen nga mosparaqitja e Beyonces ishin mijëra fansat e saj të cilët po prisnin me padurim parakalimin e këngëtares në tapetin e kuq. Mungesa e saj është vënë re nga të gjithë, veçanërisht nga ata që do të uleshin afër këngëtares, karrigia e së cilës ka qenë bosh gjatë gjithë mbrëmjes.

egeggege