Beteja Jolie-Pitt vazhdon komplikohet akoma më tepër…

Showbiz

pitt avokat
Divorci midis ish-bashkëshortëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt po kalon në sfida shumë të forta lidhur me kujdestarinë e fëmijëve dhe këmbënguljen e Angelinës për të shkëputur çdo marrëdhënie të Brad me fëmijët. Ndërkohë avokatja Laura Wasser, me të cilën aktorja ka bashkëpunuar deri tani, ka kërkuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëprindërim, gjë të cilën Jolie nuk e pranonte. Sipas ‘People’ kjo ka qenë arsyeja përse Angelina ka zgjedhur avokaten më të kërkuar për çështjet e divorcit në Hollywood Samantha Bley Dejean për të qenë avokatja kryesore në çështjen e saj.

jolie pitt

“Angelina ka vendosur të ndryshojë avokate dhe të marrë Samantha Bley Dejean, pasi ekspertiza e saj është mbrojtja dhe interesi më i mirë i fëmijëve. Angelina vlerëson bashkëpunimin e Lauras për kalimin e çështjes gjatë disa javëve të fundit.”- ka thënë një prej zëdhënëseve të Jolie. Me këtë ndryshim çështja ka marrë një tjetër rrjedhë në mbrojtje, ndërkohë që aktorja e akuzon ish-bashkëshortin se nuk ka dhënë kontributin e tij financiar ndaj fëmijëve pas ndarjes.