Besa Kokëdhima ishte e ftuar në një emision për të kënduar disa nga këngët e albumit të saj, këngë festash.
Ajo është ndjerë shumë e lumtur që rrethohej me kaq shumë fëmijë saqë u shpreh se edhe ajo do dëshironte të bënte fëmijë.
“Këta fëmijë kaq të bukur, më ngjallin dëshirën që të bëj fëmijë”, është shprehur këngëtarja e njohur, e cila më pas vazhdoi duke thënë që nëse do të ishte nënë do të ishte shumë protektive ndaj fëmijëve të saj.
“Nuk ka ardhur ende momenti për mua, kam ende punë, ende gjëra për të bërë”, ka shtuar ajo.