Gjithmonë është e rezervuar për jetën e saj private, sepse flet me profesionin dhe pasionin e saj, por s’mund të bënte dot rezistence edhe për pyetjet personale.
Duke ndarë disa prej emocioneve të saj nga fëmijëria, nga jeta në Francë si edhe nga projektet e fundit muzikore, Besa u përball edhe me pyetje të tjera si ajo për princin e kaltër apo për kohën kur do të bëhet nënë.
Kështu, pyetjes nëse ka ndër mend të bëjë një bebe, Besa iu përgjigj pa u menduar: “Në fakt, po! Unë i adhuroj fëmijët. Kur ju shoh juve, e ndjej gjithmonë e më të fortë këtë dëshirë, por gjithmonë mendoj se ende s’e kam përmbushur një cikël që kur të vijë ky momenti, të jem e përkushtuar vetëm aty. Sepse mendoj se në momentin që do bëhem nënë, dua të lë gjithçka tjetër, edhe pse e di se gjithmonë do jemi duke bërë shumë gjëra njëkohësisht…” – tha Besa.
Këngëtarja tregoi edhe se ka marrë propozime, por jo domosdoshmërisht ka besuar dhe beson te princi i kaltër që vjen “për të shpëtuar” një vajzë. Sipas saj, vajzat janë vetë heroina, kështu që nuk kanë nevojë ta ndiejnë gjithmonë nevojë për t’u shpëtuar nga princi.