Besa Kokëdhima ndahet nga i dashuri?

Showbiz

besa single
Besa Kokëdhima ka qenë në një lidhje të gjatë dashurie me muzikantin e njohur shqiptar të quajtur Eldi Smaja. Ndonëse çifti asnjëherë nuk është shfaqur bashkë në publik dhe janë munduar të mos ekspozohen, dihet se dyshja ka qenë bashkë prej shumë vitesh.Por me gjasa kjo histori dashurie mes dy artistëve ka përfunduar!

Brixhida Kokedima

Dyshimet lindin nga deklarata e bërë nga e ëma e këngëtares, Brixhida.Teksa fliste për marrëdhënien me bashkëshortin Koço Kokëdhima, Brixhida u shpreh se vajzat e saj duan që të kenë në krah një partner si babai i tyre por që do ta kenë të vështirë të gjejnë, përveç Borës e cila tanimë e ka gjetur shokun e jetës. Kjo deklaratë e biznesmenes la të nënkuptohej se vajza e saj këngëtarja Besa Kokëdhima është në kërkim të njeriut të jetës, duke ngritur kështu dyshimet se historia shumëvjeçare e dashurisë së këngëtares me bateristin e Teatrit të Operas dhe Baletit ka përfunduar.