Tashmë që situate është qetësuar dhe për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në njerëz, personazhet e njohur po përpiqen që me kreativitet të zbusin panikun e ndjekësve të tyre ndaj tërmetit.
Faqet e ‘meme’-ve kanë nisur menjhëerë të bëjnë shaka sepse më herët gjatë sezonit, Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi lançuan këngën “Çika Çika” ku në refren dëgjohet Xhensila që këndon “Tërmet, tërmet e bojna”. Duke “përfituar” nga kjo, Bes Kallaku shkruar në Instastory “Edhe i thirra një herë, Xheno, ti e bëre apo ra vetë?” – ka thënë Besi me shaka teksa e ka bërë tag Xhensilën në Instagram.