Bes Kallaku feston ditëlindjen, torta surprizë nga Xhensila dhe gjesti human i aktorit që do t’ju bëjë të qani

Showbiz

besi 7 e1420811359621

Aktori shumë i dashur Besart Kallaku ka festuar dje ditëlindjen mes njerëzve të dashur… Në festën e organizuar prej tij, janë ftuar edhe fëmijët e policëve të munguar, çka e bën këtë festë të Besit, edhe më kuptimplotë dhe imazhin e tij si artist – e çon në një tjetër dimension. Atë të artistit filantrop. Kjo nuk është hera e parë që Besi dhe partnerja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ndërmarrin nisma të tilla me qëllime bamirësie a altruizmi. Në tortën e ditëlindjes së Besit, veç fotografive me familjarët pas të cilëve është shumë i lidhur, bie në sy edhe shprehja e At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”… Mësimet dhe veprat e At Zef Pllumit kanë qenë frymëzim për aktorin e famshëm, i cili ka vendosur ta stampojë në gjoks portretin e meshtarit që vuajti burgjet komuniste. At Zef Pllumi i fali të gjithë ata që e dënuan, spiunuan a futën në burg duke lënë edhe tani në kujtesën tonë mesazhe të paqes e faljes – e duke na mësuar ne të gjithëve të jetojmë pa urrejtje edhe pas shumë vuajtjesh. Përzgjedhja e këtij pesonazhi nga Bes Kallaku, është në vetvete një mesazh i madh domethënës.

15134394 10207798675268143 2103448069 n

 

15134399 10207798670428022 1330861361 n e1479649399956