Berrak Tyzynataç, aktorja e cila me interpretimin Alev në serialin “Fundi”, bëri për vete shikues të shumtë, është parë së fundmi në formë shumë mirë dhe plot energji teksa po priste fillimin e koncertit të një grupi muzikor të famshëm. Aktorja ka treguar për gazetarët se pas një kohe shumë të gjatë që nga fillimi i pandemisë, kjo ishte hera e parë që bëhej pjesë e një ambjenti ku publiku ishte aq i madh dhe atmosfera aq e gëzueshme, ndërsa ndihej në ajër energjia dhe dëshira e madhe e të pranishmëve për ta shijuar koncertin. E pyetur nëse është bërë pjesë e projekteve të reja kohët e fundit, aktorja është përgjigjur pozitivisht duke zbuluar edhe detaje teksa tha se ajo do të jetë pjesë e një projekti veror i cili pretendohet të ngjall shumë interes te publiku, kryesisht tek grupmoshat e reja.
Tyzynataç tregoi se ky ptrojekt nuk do të jetë pjesë e transmetimit në platformë digjitale por ekranit klasik. Aktorja përmendi gjithashtu planet e saj të pushimeve duke thënë se edhe pse nuk janë prioriteti i momentit, do t’i alternojë ato sipas mundësive me punën në sheshxhirim. Duke uruar një fillim të mbarë sezoni veror për fansat dhe kolegët e saj, Tyzynataç e cila dukej në humor mjaft të mirë, vijoi mbrëmjen duke shijuar koncertin në shoqërinë e mikeshave të saj.